Këshilli Bashkiak Vlorë miraton krijimin e dy tregjeve të përkohshme ambulante

Nga Edi Ruçi
30 Janar 2026, 13:30 | Aktualitet

Këshilli Bashkiak Vlorë miraton krijimin e dy tregjeve të

Këshilli Bashkiak i Vlorës, në mbledhjen e zhvilluar sot, me shumicë votash, miratoi vendimin për krijimin e tregjeve të përkohshme ambulante dhe autorizimin për lidhjen e kontratave të qirasë, në kuadër të zhvendosjes së përkohshme të Tregut Industrial.

Sipas vendimit, tregtarët e Tregut Industrial do të zhvendosen përkohësisht në dy zona të përcaktuara nga Bashkia, deri në ndërtimin e tregut të ri.

Vendimi parashikon:

Krijimin e një tregu të përkohshëm ambulant me sipërfaqe 520 m², në lagjen “24 Maji”, zona kadastrale nr. 8604.

Krijimin e një tregu të përkohshëm ambulant në zonën industriale të Vlorës, zona kadastrale nr. 8605.

Vendimi synon të garantojë vazhdimësinë e aktivitetit për tregtarët, gjatë periudhës së punimeve për tregun e ri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos