Urdhrat e mbrojtjes problematikë, divorcet, shumica vijnë ende për shkak të dhunës

Nga Gazment Janku
21 Nëntor 2026, 13:23 | Kronikë

Urdhrat e mbrojtjes problematikë, divorcet, shumica vijnë ende

Dhuna ndaj bashkëshortes ose bashkëshortit vijon të mbetet ende shkaku kryesor i divorceve edhe në ditët e sotme.

Në Durrës, numri i divorceve rritet nga viti në vit dhe, aq sa pozitiv është fakti që gratë janë ndërgjegjësuar, duke mos lejuar më nënshtrimin ndaj dhunës për hir të familjes, po aq shqetësues mbetet fakti që shkaku kryesor i divorceve vijon të jetë dhuna.

Edhe në rastet kur bashkëshortja është tërhequr në momentin e fundit, pasi bashkëshorti ka shfaqur pendesë, është detyruar të bëjë sërish kërkesën për divorc pas 3 apo 4 muajsh, pasi dhuna është rikthyer.

Ndërkohë, ndonëse legjislacioni në mbrojtje të viktimave të dhunës në familje në letër është i mirë, në realitet, sipas avokates, nuk funksionon. Sipas saj, urdhrat e mbrojtjes kanë shumë problematika në zbatim nga institucionet përgjegjëse.

Për këtë arsye, një pjesë e konsiderueshme e proceseve të divorceve shoqërohen me çështje penale, kryesisht për dhunë në familje, duke treguar një sërë problematikash në trajtimin e këtij fenomeni që vijon të rëndojë në shoqërinë shqiptare.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos