Zjarri në Dukat ende aktiv, drejt zonës nisen dy avionë dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura

Nga Edi Ruçi
21 Gusht 2026, 08:07 | Aktualitet

Zjarri në Dukat ende aktiv, drejt zonës nisen dy avionë dhe 40

Zjarri i madh në Dukat, i cili ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme, vijon të jetë aktiv.

Për përballimin e situatës dhe ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, drejt zonës janë nisur dy avionë, 40 trupa të Forcave të Armatosura, si dhe forcat e Emergjencave Civile të Bashkisë Vlorë dhe shërbimet zjarrfikëse.

Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, ndërsa situata vijon të monitorohet për shkak të përhapjes së flakëve në zonën e mbuluar me shkurre dhe bimësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos