
Sapo kanë mbërritur dy avionët që do të angazhohen në operacionin për shuarjen e flakëve në Dukat. Zjarri, i cili ka nisur që pasditen e së enjtes, është përhapur gjatë natës i favorizuar nga era.
Terreni i vështirë dhe i thyer ka vështirësuar ndërhyrjen e forcave nga toka, ndaj operacioni nga ajri pritet të jetë i rëndësishëm për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.
Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile dhe trupat e Forcave të Armatosura. (A2 Televizion)