Zjarri në Dukat merr përmasa të frikshme, flakët përparojnë drejt Majës së Çikës

Nga Edi Ruçi
21 Gusht 2026, 10:16 | Aktualitet

Zjarri në zonën e Dukatit po merr përmasa të frikshme, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në drejtim të Majës së Çikës.

Era e fortë që përfshin zonën po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në terrenin e thyer malor.

Situata mbetet problematike, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos