Një landifill mbetjesh në Këlcyrë pranë lumit Vjosa ka nxitur debatin mbi funksionimin e tij pranë një zone të mbrojtur.
Vend grumbullimi mbetjeve urbane në Këlcyrë ka 26 vite që ka gjetur strehë pranë lumit Vjosa, por duke sjell shqetësime edhe për banorët e zonës.
Ata kërkojnë një menaxhim më të mirë të mbetjeve dhe lumi Vjosa të gëzoj statusin e mbrojtjes pa e cenuar atë nga ndotja.
Bashkia e Këlcyrës, pretendon se ka marrë masa që disiplinimi i mbeturinave të jetë i duhuri dhe shumimi i tyre të mos përbëjë problem. (A2 Televizion)