Mbi 20 të shoqëruar, 6 efektivë dhe 11 protestues morën ndihmë mjekësore

Nga Marjo Brakaj
23 Korrik 2026, 19:11 | Aktualitet

Të paktën 6 efektivë dhe 11 protestues morën ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve gjatë përplasjeve para parlamentit. Ndërkaq bëhet e ditur se janë mbi 20 të shoqëruar

Protesta e kësaj të enjteje shënoi momente tensioni në të tre anët ku u bllokua lëvizja drejt Kuvendit.

Sipas të dhënave zyrtare gjashtë efektivë të policisë kanë marrë ndihmën mjekësore në spital me lëndime të lehta. E nga ana tjetër 11 protestues po ashtu u lënduan duke iu nënshtrua kujdesit të bluzave të bardha. Madje dy prej tyre u asistuan me autoambulancë

Vezët dhe sendet e tjera u hodhën ndaj policisë dhe mjeteve të ndryshme prej nisjes së tubimit dhe deri në mbyllje të kuvendit. Protestuesit e mbetur hodhën vezë dhe ndaj mjetit të fundit të larguar nga seanca.

Madje pas rreth 6 orë tensionesh policia ndërhyri për të shpërndarë turmën e fundit

Shoqërimet nisën përgjatë gjithë zhvillimeve por edhe në fund. Mësohet se janë mbi 20 persona që u shoqëruan dhe për të cilët do të vendoset masa e sigurisë apo do të lirohen në komisariate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos