
Edhe Kapiteneria e Sarandës ka njoftuar se, për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike dhe në funksion të sigurisë së lundrimit, është ndaluar lundrimi për të gjitha anijet turistike dhe anijet e peshkimit në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit gjatë të premtes së 24 korrikut.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve, operatorëve dhe kapitenëve të mjeteve lundruese të respektojnë urdhrin dhe të mos dalin në det deri në një njoftim të dytë nga Kapiteneria.
NJOFTIM
Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike dhe në interes të sigurisë së lundrimit, vendoset ndalimi i lundrimit për ditën e nesërme 24-07-2026 për të gjitha anijet turistike dhe anijet e peshkimit që ndodhen në zonat e Ksamilit, Sarandës dhe Borshit.
Të gjithë pronarët, operatorët dhe kapitenët e mjeteve lundruese janë të detyruar të respektojnë këtë urdhër dhe të mos kryejnë lundrim deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përkatëse.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Kapiteneria Sarandë (A2 Televizion)