
Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët dhe vizitorët për përkeqësimin e kushteve atmosferike që pritet të ndikojnë territorin e bashkisë gjatë ditës së premte.
Sipas parashikimeve meteorologjike, priten reshje intensive shiu, stuhi lokale dhe erë e fortë, ndaj autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të mos qëndrojnë pranë pemëve apo strukturave të pasigurta dhe të tregojnë kujdes të shtuar në plazhe dhe në det.
Bashkia apelon gjithashtu që të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura, pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë, pasi temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun për jetën, pronën dhe mjedisin.
Në rast emergjence, qytetarët ftohen të njoftojnë menjëherë shërbimet përkatëse në numrat 128 (Zjarrfikësja), 129 (Policia) dhe 127 (Urgjenca). (A2 Televizion)