Mjeku i njohur Ermal Pashaj i cili ka mbështetur protestat e studentëve ka mbetur i lënduar në protestën e sotme. Lajmin e la shpërndarë në rrjetet sociale kreu demokrat Sali Berisha, duke ndarë edhe videon, ku shihet mjeku i lënduar me spray në sy, ndërsa në duar mban flamurin kombëtar.
“Flamurtari helmohet me gaz, vetëm se mban flamurin e kombit! Ata janë armiq primitivë të Flamurit!”, shkruan Berisha.
Ermal Pashaj ka qenë i pranishëm çdo ditë në bulevardin Dëshmorët e Kombit që nga nisja e protestave të “Revolucionit Flamingo”. (A2 Televizion)