
Studentët e Durrësit kanë njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme, në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Tiranë.
Njoftimi vjen në një kohë kur situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë përgjatë Rrugës së Durrësit.
Gjatë protestës në Tiranë, policia ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit kanë ngritur barrikada në rrugë.
(A2 Televizion)