Lokalizohet pas 10 orësh zjarri në Gjirin e Lalëzit

Nga Elitjona Doko
23 Shtator 2026, 08:53 | Aktualitet

Lokalizohet pas 10 orësh zjarri në Gjirin e Lalëzit

Pas më shumë së 10 orësh ndërhyrje, zjarri që përfshiu Shën Pjetrin në Lalëz, është lokalizuar. Mbetet ende një vatër aktive, por pa rrezikshmëri në përhapje më të gjerë.

Fatmirësisht nuk ka objekte të dëmtuara, vetëm tokë pyjore dhe bimësi të lartë kryesisht.

Zjarri i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e djeshme zonën e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit.

Flakët u përhapën me shpejtësi në terren, ndërsa era e fortë favorizoi përhapjen e zjarrit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos