Banorët e fshatit Lusën të Kukësit, kanë përkujtuar masakrën e brigadës partizane ndaj fshatit, pasi nuk pranoi t’i nënshtrohej regjimit komunist. 30 banorë dhe 9 partizanë u vranë në luftën tre ditore të fshatit.
Liman Peposhi, 94 vjeç, është dëshmitar i një prej masakrave më të rënda në fshatin Lusnë të Kukësit. Ishte vetëm 9 vjeç kur një brigadë partizane, do të kryente një nga aktet më të rënda njerëzore, vrasjen e të paktën 30 banorëve të fshatit. S
Lusna e Lumës përkujtoi 30 martirët antikomunistë të fshatit, të cilët humbën jetën gjatë ngjarjeve të shtatorit 1944. Një memorial u inaugurua në nder të tyre në qendër të fshatit.
Për historianët masakra e Lusnës është një nga ngjarjet më të rënda të luftës civile në Shqipëri gjatë vitit 1944.Sinkron: Parim Kosova.
Sipas të dhënave në shtator të vitit 1944 në fshatin Lusnë përplasja e armatosur zgjati tre ditë, ku mbetën të vrarë 39 persona ngatë dyja palët. (A2 Televizion)