Më pak familje me mbështetje ekonomike, turizmi në Gjirokastër rrit punësimin sezonal

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
19 Gusht 2026, 13:50 | Aktualitet

Më pak familje me mbështetje ekonomike, turizmi në

Ndërsa sezoni turistik rrit kërkesën për punonjës, punësimi sezonal ka ndikuar në uljen e numrit të familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike në Gjirokastër. Por kjo mbetet një zgjidhje e përkohshme, ndërsa zgjatja e sezonit turistik shihet si një mundësi për punësim më të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit.

Ndërsa sezoni turistik sjell vështirësi te bizneset pasi vuajnë mungesën e stafit prej punësimeve sezonale, për shërbimin social shtetëror kjo periudhë përkthehet në një realitet tjetër.

“Numri i familjeve që përfitojnë mbështetje ekonomike në qarkun Gjirokastër ka shënuar një ulje të lehtë gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti. Numri i familjeve përfituese është ulur me 30 të tilla”, thotë Magdalena Margariti, drejtoreshë e shërbimit social shtetëror për rajonin jugor.

Në një qytet si Gjirokastra ku turizmi po sjell gjithnjë e më shumë vizitorë, po rritet edhe kërkesa për punonjës.

Disa nga familjet që deri dje mbështeteshin te ndihma ekonomike, po zgjedhin ose detyrohen të hyjnë në tregun e punës, duke dalë kështu nga skema përfituese.

“Një nga faktorët kryesorë është punësimi sezonal kryesisht në sektorin e turizmit si dhe bashkëpunimi që ka ky institucion me zyrën rajonale të punësimit në Gjirokastër”, thekson Margariti.

Punësimi sezonal i nxjerr përkohësisht disa familje nga skema, por nuk garanton qëndrueshmëri. Zgjatja e sezonit turistik  dhe krijimi i vendeve të punës përtej muajve të verës mbetet një nga sfidat për punësim të qëndrueshëm (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos