Merr flakë një anije në Portin e Shëngjinit

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 18:50 | Aktualitet

Merr flakë një anije në Portin e Shëngjinit

Një anije ka marrë flakë pasditen e sotme në Portin e Shëngjinit.

Menjëherë pas njoftimit, drejt portit janë nisur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, shkruan A2CNN. 

Në ndërhyrje janë përfshirë edhe punonjësit e portit, të cilët po ndihmojnë në operacionin për vënien nën kontroll të situatës.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos