Në Korçë jo të gjithë kanë mundësi të merren dhe të nxjerrin të ardhura nga turizmi.
Një pjesë e mirë e pensionistëve detyrohen që të shkojnë çdo mëngjes në tregun e fruta-perimeve për të blerë ato pak asortimente, të cilat edhe pse janë më çmime më të lira se në vendet e tjera të qytetit sërish nuk shiten.
Vetë tregtarët shprehen për situatën që mbizotëron në treg, duke konstatuar rënien e ndjeshme të fuqisë blerëse.
Por edhe pse me çmime të arsyeshme për sezonin sërish pensionistët janë të pamundur të blejën ato që u nevojiten. Në treg, shqetësimi është i dyfishtë, pensionistët thonë se nuk përballojnë dot çmimet, ndërsa tregtarët përballen me rënien e blerjeve.
Një situatë që tregon se shporta e përditshme e ushqimeve po bëhet gjithnjë e më e rëndë për familjet metë ardhura të ulëta. (A2 Televizion)