Mes përplasjeve dhe dhunës, momente paqeje mes protestuesve dhe policisë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2026, 20:47 | Aktualitet

Mes përplasjeve dhe dhunës, momente paqeje mes protestuesve dhe

Momente paqeje janë shënuar në rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme, ku protestuesit fillimisht janë afruar pranë FNSH-së duke i përqafuar dhe duke u shpërndarë ujë. Protestuesit u kanë kërkuar punonjësve të policisë të bëhen me ta dhe të heqin kapelet. Por punonjësit e policisë kërkuan nga protestuesit që të spostohen.

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raportoi në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN se aktualisht situata është e qetë.

Dita e katërt e protestave në Tiranë është shoqëruar mes përplasje dhe akte dhune, por mbrëmjen e sotme nuk kanë munguar as momentet e paqes mes protestuesve dhe Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos