
Një nga studentët e shoqëruar në policinë e Vlorës në lidhje me protestat e sotme në këtë qytet ka folur për mediat pas lirimit, në lidhje me arsyet e shoqërimit në komisariat.
Arlind Baja tha se ka bërë një deklarim në polici. I pyetur mbi mënyrën e trajtimit nga uniformat blu ai tha se pyetjet kanë qenë të lira dhe janë trajtuar si bashkëpunues.
“U pyetëm në lidhje me protestën, asgjë. Një deklarim i lirë. Shumë bashkëpunues, thjesht pyetje të lira”, tha ai për mediat.
Policia e Vlorës shoqëroi sot disa studentë që morën pjesë në protestë. Efektivët e uniformave blu ndërhynë duke i marrë disa prej tyre nga banesat dhe duke i shoqëruar në ambientet e Policisë së Vlorës. (A2 Televizion)