Ministri i Mjedisit inspekton impiantin e mbetjeve në Tiranë: Sfidë, diferencimi në burim dhe edukimi mjedisor

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 11:05 | Aktualitet

Ministri i Mjedisit inspekton impiantin e mbetjeve në Tiranë:

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, inspektoi punën në terren në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë. Në një video të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale thuhet se puna po vazhdon pa ndërprerje, duke përfshirë të gjitha hallkat e menaxhimit modern të mbetjeve. Sipas kreut të qeverisë, synimi mbetet ulja e volumit të mbetjeve që përfundon në landfilld.

“Në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë, puna vijon pa asnjë ndalesë, ku kryhen të gjitha hallkat e menaxhimit modern të mbetjeve dhe ku, falë investimeve, po rikualifikohet edhe i gjithë peizazhi përreth, ndërsa synimi mbetet rritja e sasisë së mbetjeve të rikuperuara dhe të ricikluara, për të ulur volumin që përfundon në landfill, teksa programi i edukimit mjedisor me nxënës dhe studentë po sjell një energji të re në arritjen e këtij objektivi”, shkruan Rama, raporton A2 CNN.

Nga ana e tij ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, theksoi se sfidë mbetet diferencimi në burim.

“Diferencimi në burim do jëtë sfida tjetër që ne kemi për menaxhimin e mbetjeve. Nuk mjaftojnë vetëm investimet që kryhen në pikat fundore të mbetjeve. Ministria e Mjedisit është angazhuar përmes programeve të mëdha për të plotësuar të gjitha nevojat me infrastrukturat fundore në të gjithë Republikën”.

Sipas tij kjo sfidë do të ndiqet nga njësitë vendore me orë mjedisore dhe prezantim nga nxënësit.

“Diferencimi në burim është një sfidë që MM do ta ndjekë me njësitë e qeverisjes vendore që janë përgjegjese për ta prezantuar në qytet. Iniciativa që keni marrë për orët mjedisore me nxënësit krijon një premisë të mirë. Qëllimi është të kemi diferencim sa më të madh të mbetjeve dhe sasia e mbetjeve që duhet të depozitohet në landfillde të jetë sa më minimale e mundshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos