Shiste kanabis pranë shkollave në Gjirokastër, arrestohet 29-vjeçari, procedohet 22-vjeçari

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2026, 15:23 | Aktualitet

Shiste kanabis pranë shkollave në Gjirokastër, arrestohet

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin e koduar “Final Sale”, në kuadër të planit operacional “Shkolla të Pastra”, për goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të ambienteve shkollore.

Gjatë operacionit është arrestuar një 29-vjeçar, ndërsa një 22-vjeçar është proceduar penalisht, pasi janë kapur pranë dy shkollave në qytetin e Gjirokastrës me doza kanabisi.

Sipas njoftimit të policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi kanabisi e ndarë në doza, një automjet dhe dy telefona celularë.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos