
Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e fshatit Valare, në Gjirokastër.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke lënë të plagosur një person.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)