Protestuesit u vënë zjarrin koshave të mbeturinave, pjesë e tubimit aktivistja Greta Thunberg

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2026, 16:42 | Aktualitet

Protesta e kësaj të shtune po vijon me marshimin e qytetarëve në rrugët kryesore të Tiranës. Protestuesit bllokuan qarkullimin në rrugën “Myslym Shyri”, duke u vënë flakën koshave të mbeturinave.

Në zonë janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa një kordon policor është pozicionuar në kryqëzimin pranë Drejtorisë së Policisë.

Më herët, protestuesit u mblodhën para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku u vu re edhe prania e aktivistes me famë botërore Greta Thunberg.

Kërkesa e protestuesve mbetet e pandryshuar, teksa ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos