Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta e sotme

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2026, 21:21 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: 47 të lënduar nga protesta e

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar se gjatë protestës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 36 pacientë, nga të cilët:

* 12 efektiv policie, njëri prej të cilëve është i shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
•14 protestues, 3 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.
•6 gazetarë, 1 prej të cilëve është i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.
•4 kalimtarë

Të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekun, shkruan A2.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 11 të lënduar:

* 8 efektivë policie
* Një protestues
* Një punonjës sigurie
•Një deputet

Aktualisht, të gjithë të lënduarit kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos