Fier, përfshihet nga flakët një servis automjetesh

Nga Çaku Tafa
28 Nëntor 2026, 20:55 | Kronikë

Fier, përfshihet nga flakët një servis automjetesh

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Drizë të Fierit, në vendin e njohur si Qafë Koshovicë.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar vetëm një pjesë e fasadës së godinës, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre, shkruan A2.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos