Trajnuesi i qenve, Kalem Ymerali, foli në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN për sjelljen që duhet të kenë qytetarët kur përballen me qenë agresivë, duke shpjeguar edhe arsyet që mund të çojnë një qen drejt sulmit.
Sipas Ymeralit, reagimi i gabuar mund të përkeqësojë situatën dhe të nxisë më tej instiktin agresiv të qenit. Trajnuesi theksoi se kur një person ia fut vrapin aktivizon te qeni instiktin e presë, “prey drive”, duke bërë që kafsha të shkojë drejt agresivitetit.
“Arsyet që mund ta çojnë një qen drejt agresivitetit. Një qen pa litar, që është më afër natyrës dhe instikteve natyrore. Duhet njohur rasti, nëse fëmija ka qenë duke vrapuar, aktivizohet instikti i presë. Duke qenë se pastorët janë përdorur për ruajtjen dhe menaxhimin e bagëtive, ky çdo shtet ka pastorët e vet, gjerman, belg, holandez, dhe janë qenë të posaçëm të përdorur për ruajtjen e bagëtive. Kur shohin objekte, njerëz, apo sjellje të shpejta, duan gjatë gjithë kohës ta neutalizojnë. Mund të kemi një fëmijë që vrapon, një biçikletë, një makinë, çdo gjë që duket shpejt, duhet të kapet, ky është instikti prey drive,” tha Ymerali.
“Nëse një qen është në tension dhe ne ia fusim vrapit nxisim instiktin e prey drive-t dhe mund të shkojnë më tej drejt agresivitetit. Duhet ruajtur qetësia, mos e shiko në sy, mos e sfido në sy, ruaj qetësinë, nëse je te territori i tij përpiqu të ecësh sa me qetë. Nëse je duke prekur sende të tijat duhet t’ia lësh. Mos ia fut vrapit sepse ai e shikon si instikt që të vrapojë”, vijoi ai.
(A2 Televizion)