Mosbindja civile nis në orën 17:00, policia nis përgatitjet

Nga A2 CNN
29 Tetor 2024, 15:56 | Aktualitet

Partia Demokratike ka thirrur sot në orën 17:00 një protestë kombëtare në vijim të aksionit opozitar të mosbindjes civile. Ndryshe nga protesta e 7 tetorit këtë herë opozita do të bllokojë akset kryesore të vendit.

Opozita ka paralajmëruar bllokimin e mbikalimit te Kthesa e Kamzës, Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”, Rrethrrotullimi Milot, Rrethrrotullimi Shkozet, Rrethrrotullimi Rrogozhinë dhe  Rrethrrotullimi Levan.

Gazetari Anesti Bajramemaj raportoi nw Ditarin me Bruna Çifligun se te Kthesa e Kamzës protesta do të drejtohet nga deputetët demokratë të degës së Tiranës dhe të qarkut Dibër.

Nga kthesa e Kamzës protestuesit do të vijojnë te sheshi Shqiponja për të bllokuar qarkullimin e automjeteve, raportoi gazetarja Arestina Skënderi.

Nga rrethrrotullimi i Rrogozhinës, gazetari Ervin Koçi raportoi se në këtë aks do të jenë tre deputetët e PD që do të udhëheqin turmën; Dashnor Sula, Bledion Nallbati dhe Ilda Dhori, sie dhe përfaqësues të degës lokale.

Opozitarët kanë kërkuar leje nga policia e shtetit për protestën që parashikon bllokimin e akseve rrugore në 6 pika të rëndësishme të vendit.

Mosbindja civile nis në orën 17:00, policia nis përgatitjet

Paralajmërimi i policisë ka qenë i ashpër për organizatorët e protestës pasi bllokimi akseve rrugore është vepër penale parashikuar nga Neni 293 i Kodit Penal dhe sipas autoriteteve cilido që do të bllokojë rrugët do të përballet me pasojat që parashikon ligji. Gjithashtu Policia tha se ka marrë të gjitha masat për protestën e sotme të opozitës. Në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e A2 CNN shihen përgatitjet e policisë te Kthesa e Kamzës në kryeqytet.

Një ditë më parë deputeti Luan Baçi tha në studion e Debatit ën A2 CNN se nuk e tremb thirrja e kryepolicit Ilir Proda dhe është shprehur se këtë formë presioni e ka ushtruar përherë qeveria Rama kur opozita ka njoftuar zhvillimin e tubimeve.

Ndërkaq Sali Berisha në daljen e tij të mbrëmjes, u bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në këmbë për të marrë në duar drejtimin e vendit.

Ndërsa kreu demokrat Gazment Bardhi tha një ditë më parë se deputetët e përjashtuar nga seanca shkuan në degët e PD-së për t’u marrë me organizimin e protestës së sotme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos