“Na vështirëson më shumë jetën”, Selenica dhe Maliqi, kundër shkrirjes së bashkive

Nga A2 CNN
31 Korrik 2026, 14:13 | Aktualitet

Pas propozimit të Partisë Socialiste për ndarjen e re territoriale të vendit, ku, ndër të tjera, shkrihet edhe Bashkia e Selenicës, duke iu bashkuar Bashkisë së Vlorës, banorët e Selenicës, një zonë e njohur për minierat e bitumit dhe naftës, janë shprehur kundër këtij propozimi.

Sipas tyre, kjo ndarje u vështirëson akoma më shumë jetesën dhe ul shanset e zonës për rigjallërimin ekonomik të saj.

Sakaq, më herët, edhe banorët dhe drejtuesit lokalë të degës së Partisë Socialiste kanë reaguar kundër propozimit që shkrin edhe Bashkinë e Poliçanit, duke e bashkuar me atë të Beratit.

Madje, disa prej anëtarëve të PS-së në Poliçan, në shenjë revolte, dogjën edhe teserat e partisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos