Zjarr në Mallakastër, flakët përfshijnë një sipërfaqe me ullishte dhe pemëtari

Nga Çaku Tafa
30 Korrik 2026, 17:55 | Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, flakët përfshijnë një

Zjarr në Mallakastër, pranë fshatit Cfir. Reparti i Shërbimit Zjarrfikës të Mallakastrës ndodhet në terren dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte dhe pemëtari, ndërsa shkaqet e rënies së tij mbeten ende të paqarta.

Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i thyer e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët po punojnë edhe me mjete rrethanore për të izoluar vatrën e zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos