
Nga sot, Wolt prezanton në Shqipëri Split Payments, funksionalitetin që e bën më praktike ndarjen e pagesës për porositë në grup. Nëpërmjet këtij opsioni, secili pjesëmarrës paguan direkt në aplikacionin e Wolt vetëm për artikujt që ka zgjedhur, pa qenë nevoja që një person të mbulojë të gjithë.
Qoftë për një drekë në zyrë, një darkë me familjen apo një mbrëmje filmi me miqtë, porositë në grup janë bërë pjesë e përditshmërisë. Deri më sot, një person duhej të paguante të gjithë porosinë dhe më pas të mblidhte pagesat nga pjesa tjetër e grupit. Me Split Payments, kjo bëhet shumë më e thjeshtë: secili shton artikujt që dëshiron dhe paguan vetëm pjesën e tij, duke e bërë gjithë procesin më të shpejtë, më praktik dhe më transparent.
Split Payments është krijuar për situata të ndryshme të përditshme, si drekat në zyrë, vaktet familjare, takimet me miqtë apo festimet. Tarifa e dërgesës dhe ajo e shërbimit ndahen automatikisht mes pjesëmarrësve. Nëse organizatori i porosisë ka një abonim aktiv Wolt+, përfitimet përkatëse, si dërgesa falas ose me tarifë të reduktuar, mund të aplikohen edhe për porosinë në grup.

"Për shumë njerëz, të porositurit së bashku është një përvojë sociale, por pagesa shpesh ka qenë pjesa më e ndërlikuar," shprehet Lisandri Dragoj, Përfaqësues i Wolt për Shqipërinë dhe Kosovën. "Me Split Payments, secili paguan pjesën përkatëse të porosisë, duke shmangur kështu mbledhjen e parave më pas. Është një ndryshim i vogël, por që e bën gjithë eksperiencën shumë më të lehtë dhe i lejon njerëzit të përqendrohen te ajo që ka më shumë rëndësi: të shijojnë kohën së bashku."
Me prezantimin e Split Payments, Wolt vazhdon të forcojë angazhimin e tij për të ofruar një eksperiencë gjithnjë e më të thjeshtë dhe më të përshtatshme për përdoruesit, duke sjellë vazhdimisht veçori që lehtësojnë jetën e përditshme. Split Payments i shtohet funksionaliteteve ekzistuese të aplikacionit, si Gifting, që u lejon përdoruesve të dërgojnë një porosi të shoqëruar me një mesazh të personal; Double Order, që u mundëson klientëve të porosisin nga dy restorante ose dyqane në një dërgesë të vetme; dhe Scheduled Orders, që u lejon të planifikojnë porositë paraprakisht.
Si funksionon Split Payments:
Një person nis një Porosi në Grup, zgjedh Split Payments, dhe ndan me grupin një link ftese ose kod QR.
Pjesëmarrësit i bashkohen porosisë, shtojnë artikujt përkatës dhe paguajnë individualisht përmes aplikacionit Wolt.
Tarifa e dërgesës dhe ajo e shërbimit ndahen automatikisht mes pjesëmarrësve. Nëse organizatori ka Wolt+, përfitimet përkatëse janë gjithashtu të aplikueshme.
Sapo të gjithë të kenë përfunduar porosinë e tyre, organizatori konfirmon porosinë në grup, e cila dërgohet në një vendndodhje të përbashkët.
Çdo pjesëmarrës merr konfirmimin e vet të pagesës dhe mund ta shohë blerjen në historikun e tij personal të porosive.

Me prezantimin e Split Payments, Wolt vijon të pasurojë përvojën e përdoruesve me zgjidhje praktike që u përgjigjen nevojave të përditshme dhe e bëjnë porositjen gjithnjë e më të lehtë. (A2 Televizion)