
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, njoftoi se janë përcaktuar 4 oficerë për t’u vendosur në Gaza.
Sipas burimeve të A2 CNN, 4 oficerët do të vendosen fillimisht në zyrat e Shtabit atje dhe pas raportimit, do të merret vendim edhe për dërgimin e trupava të tjerë që, sipas të njëjtave burimeve, nga qeveria janë parashikuar 40 në total.
Për valën e dytë e dërgimit te trupave do të përcaktohen edhe zona se ku do të alokohen. (A2 Televizion)