Naun Shundi në betejë me sëmundjen, Ministria e Shëndetësisë informon mbi gjendjen e aktorit

Nga A2 CNN
21 Gusht 2025, 19:10 | Aktualitet

Naun Shundi në betejë me sëmundjen, Ministria e

Aktori i mirënjohur, Naun Shundi po përballet prej disa ditësh me një betejë me shëndetin e tij dhe është dërguar për trajtim të specializuar në një spital jashtë vendit.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se ka garantuar mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Sipas ministrisë, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaron opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.

Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë. Fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u konstatua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. Edhe në këtë fazë, Ministria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të plotë.

Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos