
Gjiganti amerikan i teknologjisë Nvidia ka nisur një hetim të pavarur pas raportimeve se drejtori ekzekutiv i saj, Jensen Huang, kishte pasur një marrëdhënie me një grua që dyshohet se ishte spiune kineze, përcjell A2CNN.
Kompania, deklaron se bordi drejtues nuk ka asnjë arsye të besojë se sekretet e Nvidia-s apo siguria kombëtare e SHBA-së janë komprometuar.
Sipas gazetës The New York Times, zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se biznesmenia kineze Alice Huang, e cila kishte një marrëdhënie të afërt me drejtuesin e Nvidia-s, ishte spiune e Pekinit.
Jensen Huang ka pranuar tradhtinë bashkëshortore dhe i ka kërkuar falje gruas dhe fëmijëve për dhimbjen që u ka shkaktuar.
Nvidia, e konsideruar si një kompani kyçe në prodhimin e pajisjeve për teknologjitë e reja të inteligjencës artificiale, deklaron se Huang është i përkushtuar për të vijuar drejtimin e kompanisë. (A2 Televizion)