Ndodhi ajo që pritej! Kodra e Currilave rrëshqet dhe dëmton godinat

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
5 Qershor 2026, 13:37 | Aktualitet

Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi në kodrën e Currilave, në Durrës. Por, fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Një pjesë e kodrës ka rrëshqitur gjatë orëve të para të mëngjesit duke shkaktuar panik dhe dëme në bizneset dhe banesat që ndodhen rrëzë saj, shkruan A2.

Banorët tregojnë momentet e panikut dhe kalimin e natës jashtë në makina.

Ndërsa administrator i një biznesi tregon dëmet brenda ambienteve të punës.

Situata vijon të mbetet e paqëndrueshme dhe ende nuk dihet nëse do të lejohen banorët dhe bizneset të rikthehen në ambientet e tyre, apo periudha e monitorimit do të jetë e gjatë.

Në fakt, këtë problematikë dhe rrezik, A2 CNN e ka paralajmëruar 4 muaj më parë, kur gjeologu pohoi rrezikun që u kanoset atyre që kanë ndërtuar mbi dhe në rrëzë të kodrës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos