Ndotet plazhi i Hamallajt, shtresa vajore “pushton” detin

Nga Elitjona Doko
29 Korrik 2026, 12:23 | Aktualitet

Ndotet plazhi i Hamallajt, shtresa vajore “pushton” detin

Një fenomen i pazakontë është konstatuar paraditen e kësaj të mërkure në plazhin e Hamallajt, në Durrës.

Në sipërfaqen e detit është shfaqur një shtresë me ngjyrë jeshile-kafe, e cila fillimisht është vërejtur si një vijë në det dhe më pas është përhapur në një sipërfaqe më të gjerë.

Pamjet e siguruara nga A2 CNN tregojnë se shtresa lëviz në sipërfaqen e ujit, duke krijuar pamjen e një shtrese vajore.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndotje me hidrokarbure apo për një fenomen natyror, pasi kjo mbetet për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse. Pushues janë shqetësuar për situatën, pasi janë të shumtë ata që e frekuentojnë zonën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos