Në GJKKO për "Sterilizimin” pas lirimit nga paraburgimi, shtyhet seanca për ish-ministrin Beqaj

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 11:14 | Aktualitet

Në GJKKO për "Sterilizimin” pas lirimit nga paraburgimi,

Pas lirimit nga paraburgimi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mbërriti në Gjykatën e Posaçme i shoqëruar nga një punonjës policie.

Prania e Beqajt sot në gjykatë është për seancën e radhës të "Sterilizimit”.

A2 CNN raporton se është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Beqajt. Në dalje nga gjykata ish-ministri është përballur me thirrjet "hajdut-hajdut" të disa protestuesve.

Në fund të korrikut, Gjykata e Posaçme liroi nga burgu ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Ai do të qëndrojë nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi".

Ish-ministri i Shëndetësisë ndodhej në paraburgim që prej korrikut 2024 për llogari të dosjes "SASPAC", në të cilën akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë "korrupsionin", "pastrimin e parave" dhe "falsifikimin e dokumenteve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos