Që nga hapja e tij në vitin 2014, “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës” në Shkodër është një nga pikat më të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Shkodrën. Në qelitë e errëta të ish burgut të Shkodrës sot i kthyer në muze, ka vuajtur dënimin edhe At Zef Pllumi, qelia e të cilit sot ruan kujtimet dhe shwnimet e tij.
Drejtuesi i këtij muzeu tregon për A2 CNN që nw kwtw vend kujtese nuk mungojnw dokumentet dhe dëshmi të të dënuarve qw janw jo pak interesante edhe pwr studiuesit e asaj periudhe.
E ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, struktura në pronësi të Provincës Françeskane ishte një kolegj, ku edukoheshin dhe arsimoheshin fëmijë, që pastaj ndiqnin rrugën meshtarake.
Në vitin 1946, me vendim të qeverisë së asaj kohe, godina dhe hapësira përreth u sekuestruan, duke e kthyer në Degën e Punëve të Brendshme për qytetin e Shkodrës.
Tashmë kjo ndërtesë vjen e rikonceptuar si një vend kujtese, ku pjesa më kulmore janë qelitë origjinale të paraburgimit.
(A2 Televizion)