Nga xhamat e thyer te kangjellat, si ndërhyri policia? Tensione në protestë, mes të lënduarve një efektiv dhe një gazetare

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 15:54 | Aktualitet

Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Në një raportim për Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën nga vendngjarja gazetari i A2 CNN Armend Pire deklaroi se gjatë protestës janë hedhur gurë, vezë, bojë dhe mjete piroteknike drejt godinës, duke shkaktuar dëmtime në xhama dhe dyer.

Sipas tij, policia ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur edhe autobotin me ujë, ndërsa disa persona u shoqëruan.

Nga xhamat e thyer te kangjellat, si ndërhyri policia? Tensione në

Gazetari i A2 CNN raporton se deri më tani ka disa të lënduar, mes tyre një efektiv policie, një protestues dhe një gazetare. Në vendngjarje mbërritën edhe autoambulancat për t’u ardhur në ndihmë personave që kishin nevojë.

Nga xhamat e thyer te kangjellat, si ndërhyri policia? Tensione në

“Ndërkohë është raportuar dhe një prej stafit të gazetarëve të lënduar. Bëhet fjalë për kolegen e Fax News, e cila ka pasur një lëndim në këmbë, jo në gjendje të rënduar, por që është dashur ndërhyrja e ambulancës edhe për të marrë një prej kolegëve tanë, të cilët kanë qenë duke raportuar që prej orës 2:00 të mesditës së sotme, ku nuk kanë munguar përplasjet, hedhje të gurëve, shkatërrimi i kangjellave, por padyshim edhe situata e përshkallëzuar mes protestuesve dhe mes punonjësve të policisë”, raportoi gazetari i A2 CNN.

Nga xhamat e thyer te kangjellat, si ndërhyri policia? Tensione në

Protesta nisi rreth orës 14:00, me pjesëmarrjen e studentëve, nxënësve, disa pedagogëve dhe qytetarëve. Protestuesit kërkojnë përmirësimin e arsimit dhe kushteve në tregun e punës, si dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Situata para Ministrisë së Arsimit mbetet e tensionuar, ndërsa policia ka krijuar një kordon për të mbajtur protestuesit larg godinës.

Nga xhamat e thyer te kangjellat, si ndërhyri policia? Tensione në

Nga xhamat e thyer te kangjellat, si ndërhyri policia? Tensione në

“Aktualisht kemi një kordon të dytë të krijuar i cili i synon të mbajë protestuesit larg ambienteve të godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që thirrjet janë të ngjashme me thirrjet në protestën e revolucionit Flamingo, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Edhe pedagogë të cilët janë bashkuar protestës”, tha gazetari i A2 CNN.

Nga xhamat e thyer te kangjellat, si ndërhyri policia? Tensione në

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos