Dy ditë pasi qëndruan në kampin e Gjadrit, 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Barit të Italisë. Anija patrulluese e Rojës Bregdetare mbërriti sot rreth orës 8:00 në portin e Shëngjinit dhe pasi mori emigrantët nga qendra e paraburgimit të riatdhesimit është larguar nga Shqipëria dhe është nisur për në Bari.
Të premten seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës që e konsideroi të pavlefshme mbajtjen në kampin e Gjadrit të tyre, me argumentin se nuk vijnë nga vende të sigurta.
Ata do të zbresin në Pulia dhe megjithëse kërkesa e tyre për azil është refuzuar, ata do të kenë 14 ditë kohë për të apeluar.
12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën më 13 tetor nga Guardia di Finanza dhe që u sollën në Gjadër dy ditë më parë, pas nisjes së zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri. (A2 Televizion)