
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të zhvillojë një seancë publike ditën e hënë, më 2 nëntor 2026, në orën 12:00.
Sipas njoftimit, në rendin e ditës është shqyrtimi i kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të datës 3 tetor 2026, për vendosjen e sanksioneve administrative ndaj partive politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Gjatë seancës, KAS do të shqyrtojë kërkesën dhe çështjet që lidhen me përgjegjësinë administrative të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.
Seanca do të jetë e hapur për publikun dhe do të mbahet në ambientet e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
(A2 Televizion)