Në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Maqedoninë e Veriut, arrestohet 31-vjeçari turk në Morinë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 10:24 | Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje në

Një 31-vjeçar, shtetas turk, është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi akuzohet për vrasje.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Gjatë verifikimeve, policia konstatoi se 31-vjeçari me inicialet B. K., banues në Turqi, kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet maqedonase për veprën penale të vrasjes.

Urdhri për kërkimin e tij ishte lëshuar më 27 tetor 2026 nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos