
Lufta në Iran dhe rritja e çmimeve te karburanteve thuajse në të gjithë Evropën, duket se janë dy nga faktorët kryesorë që do të ndikojnë në rritjen e fluksit të turisteve të huaj këtë sezon në Vlorë. Të paktën ky është parashikimi i tur-operatorëve dhe administratorëve të subjekteve akomoduese, që kanë pranuar prenotimet e para të turistëve që kanë anuluar udhëtimet në Lindjen e Mesme.
Tur-operatorët dhe administratorët e hoteleve përgjatë bregdetit të Vlorës parashikojnë një rritje të fluksit të turistëve të huaj këtë sezon veror jo vetëm nga ecuria e viteve të kaluara por edhe nga kushtet gjeopolitike në lindjen e mesme.
Një prej tur operatorëve në Vlorë tregon parashikimet dhe indiciet e para të luftës në Irani në riorientimin e fluksit të turistëve.
Rritja e çmimit të karburanteve në të gjithë Europën dhe shtrenjtimi i biletave të avionëve shikohet si një tjetër arsye që fluksi turistik mund të vijë drejt vendit tonë.
Gjithashtu sipas parashikimeve të tur-operatorëve, për shkak të këtij fluksi parashikohet që këtë vit të kemi edhe një zgjatje të sezonit veror. (A2 Televizion)