Pas dorëheqjes së Carës, oficeri i Policisë merr detyrën e drejtorit të ri të Zjarrfikësve

Nga A2 CNN
17 Gusht 2026, 15:45 | Aktualitet

Pas dorëheqjes së Carës, oficeri i Policisë merr

Një ndër oficerët më të spikatur në Policinë e Shtetit, Ervis Gjoshi merr detyrën e rëndësishme të drejtorit të Zjarrfikëses.

Prezantimi i tij u bë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i cili tha se Ervis Gjoshi, do të ushtrojë detyrën e drejtuesit të komanduar të  Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin

Ervis Gjoshi merr detyrën pas dorëheqjes nga drejtimi i MZSH të Arben Carës.

“Me një karrierë prej 18 vitesh në Policinë e Shtetit, me përvojë të gjatë në drejtimin e strukturave të sigurisë, si zëvendësdrejtor për Rendin dhe Sigurinë në DVP Tiranë dhe më herët si shef Komisariati në Dibër, ai sjell në këtë detyrë eksperiencën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për një strukturë kaq të rëndësishme. Rishikimi i kuadrit ligjor për MZSH dhe një program kombëtar për parandalimin e zjarrit mbeten prioritet për detyrën që i është besuar”, shprehet ministri Lamallari.

Sipas Lamallarit qytetarët duhet të kenë një shërbim profesional, të organizuar, të gatshëm në çdo kohë dhe që adreson sfidat komplekse të emergjencave.

“Parandalimi është qëllimi madhor i qeverisë shqiptare dhe ajo çfarë presin më shumë qytetarët shqiptarë”, thekson Ministri i Punëve të Brendshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos