
Ka përfunduar Loti 2 i aksit Elbasan-Papër. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke publikuar edhe video nga përfundimi i këtij aksi rrugor.
“Mirëmëngjes dhe me Lotin 2 të përfunduar të aksit Elbasan-Papër, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama, krahas videos.
Aksi Elbasan-Papër përbën pjesën e parë të projektit infrastrukturor për ndërtimin e autostradës së re Elbasan-Rrogozhinë, e lidhur me Korridorin VIII, ndërsa paralelisht janë zhvilluar edhe segmentet Papër-Ura e Grykshit. (A2 Televizion)