Përplasjet në protestë, Bashkia e Tiranës heq gurët në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”

Nga A2 CNN
18 Tetor 2026, 09:46 | Aktualitet

Përplasjet në protestë, Bashkia e Tiranës heq gurët

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur heqjen e gurëve nga trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas pesë ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet.

Fillimisht, gurët po hiqen me anë të një eskavatori, ndërsa më pas punonjësit e bashkisë kanë nisur t’i largojnë një nga një, raporton gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi. 

Gurët u kthyen në një prej mjeteve kryesore të përdorura nga protestuesit gjatë përplasjeve të ashpra me forcat e policisë, të shoqëruara me akte dhune para Kryeministrisë dhe zona të tjera të kryeqytetit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos