Pezullohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Qafë Thanë,  probleme në disa zona të thella

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 20:52 | Aktualitet

Pezullohet qarkullimi i mjeteve të rënda në Qafë

Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi bën me dije se për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, grupet e punës ndodhen në terren, deri në zonat më të thella, për të qenë pranë çdo banori që mund të ketë nevojë.

Aktualisht situata më e rënduar nga reshjet e borës paraqitet në disa zona të thella në Shkodër, Dibër, Kukës, Elbasan, Korçë.

Në aksin Elbasan-Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të reshjeve të borës.

Peleshi, përsërit thirrjen për të gjithë qytetarët të kufizojnë lëvizjet e panevojshme në këtë situatë dhe të kërkojnë ndihmën e strukturave vendore në rast nevoje! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos