Rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të motit të keq, 3 shtetase shpëtohen nga Policia Kufitare

Nga A2 CNN
14 Gusht 2026, 20:51 | Aktualitet

Rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të motit të

Tre shtetase që kishin dalë në det me kanoe dhe për shkak të përkeqësimit të motit rrezikonin të mbyteshin, janë shpëtuar nga Policia Kufitare në zonën e Palasës.

Rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit të motit, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u shkuan në ndihmë dhe i nxorën në breg, pa rrezik për jetën

Gjatë patrullimit në sektorin e Palasës, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare konstatuan 3 shtetase që kishin dalë në det me kanoe dhe, për shkak të përkeqësimit të motit dhe kushteve të vështira në det, rrezikonin të mbyteshin.

Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë, duke u shkuar në ndihmë dhe duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, pa rrezik për jetën”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos