
Një stuhi e fortë shiu me erë dhe shkreptima përfshiu Pogradecin pasditen e kësaj të premteje për të paktën 30 minuta.
Si pasojë e sasisë së madhe të shiut u shkaktuar probleme në disa zona të qytetit liqenor ku pati edhe vërshim të ujit në rrugë.
Probleme u shënuan nga dalja e ujërave në rrugën "Kajo Karafili" si pasojë e bllokimit të gradarëve të shiut, për pasojë uji vërshoi edhe në lagjen muzeale.
Edhe në shëtitoren e Pogradecit pati probleme me vërshimin e ujit i cili depërtoi edhe në disa biznese të vogla.
Tek stadiumi i qytetit sheshi kryesor u mbulua totalisht nga uji edhe këtu si pasojë e bllokimit të gradarëve të shiut.
Punonjësit e ndërmarrjes së punëve publike janë në terren dhe po punojnë për zhbllokimin e pusetave, me ndalimin e reshjeve edhe uji ka nisur të tërhiqet.
(A2 Televizion)