Plas antraksi te bagëtitë në Gjirokastër e Përmet, përhapet edhe tek njerëzit

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
31 Korrik 2026, 14:16 | Aktualitet

Plas antraksi te bagëtitë në Gjirokastër e Përmet,

Autoritetet lokale të bujqësisë dhe blegtorisë në qarkun e Gjirokastrës kanë identifikuar katër vatra me antraks tek bagëtitë ose sic njihet në gjuhën popullore plasja. Për secilën nga vatrat janë marrë masat e parashikuara me qëllim izolimin e përhapjes së virusit.

Duke qenë se kjo sëmundje mund të përhapet edhe tek njerëzit nëpërmjet mishit ose qumështit, veterineri jep edhe këshillat veçanërisht për blegtorët.

Sipas veterinerëve virusi i antraksit është mjaft rezistent në natyrë dhe mund të mbijetojë deri në 50 vjet, ç’ka bën që zonat ku ka pasur raste të rishfaqet herë pas here. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos