Era e fortë afron flakët pranë banesave në Abaze të Krujës, po ndërhyhet me helikopter

Nga A2 CNN
13 Gusht 2026, 09:18 | Aktualitet

Era e fortë afron flakët pranë banesave në Abaze të

Banorët e lagjes Abaze në Krujë raportojnë se situata me zjarrin ka qenë e rënduar gjatë natës, për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e flakëve dhe i drejtoi ato pranë banesave.

Sipas banorëve, gjatë mëngjesit ka mbërritur edhe një helikopter për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Era e fortë afron flakët pranë banesave në Abaze të

Më herët Ministria e Mbrojtjes raportoi se Forcat e Armatosura janë angazhuar gjatë gjithë natës në operacionin për përballimin e zjarrit në lagjen Abaze në Krujë, duke punuar së bashku me strukturat e emergjencave për frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banorëve e pronës.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos