
Rrugë thuajse të zbrazëta, dyqanet e produkteve ushqimore dhe tregu më shumë ekspozojnë se sa shesin dhe një gjendje ekonomike që dallohet që në pamje të parë.
Veçanërisht të moshuarit që jetojnë në Këlcyrë e kanë të pamundur edhe të blejnë produktet bazë ushqimore.
Edhe shitësit e konfirmojnë nivelin gjithnjë në rënie të ekonomisë së banorëve të Këlcyrës.
Pamundësia për punësim dhe mungesa e politikave për të ndryshuar këtë realitet ka bërë që e gjithë zona e Këlcyrës vitet e fundit të shpopullohet si pasojë e emigrimit masiv që nuk ka të ndalur.
(A2 Televizion)